top of page

U arrestua për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, Florian Marku merr vendimin për karrierën e tij

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 12 hours ago
  • 1 min read

Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku ka befasuar të gjithë mbështetësit me postimin e tij të fundit në rrjetin social “Facebook”.


Ai ka postuar një foto ku ndodhet në një arenë boksi dhe iu ka dhënë një mesazh të qartë mbi të ardhmen e tij.


“Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time këto 2 vitet e fundit, por dalëngadalë do rikthehem Ring. Dashtë Zoti. Si kurrë më parë”, ka shkruar boksieri krahas fotos.


E sa i takon historikut të tij, 34-vjeçari ka qenë i arrestuar nga autoritetet greke ku akuzohej për veprën penale “plagosje” dhe “armëmbajtje pa leje”, situatë kjo e cila lidhet me një sherr që Marku pati në një lokal me disa shtetas rus./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page