top of page

Alkool dhe drogë/ Detaje nga aksidenti me 7 viktima, media rumune: Shoferi ishte nën efektin e lëndëve narkotike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Rumani më 27 janar, ku një automjet me tifozë të PAOK-t u përplas me një kamion, e për pasojë humbën jetën shtatë persona e u plagosën tre të tjerë.


Sipas medias rumune “digi24.ro”, autoritetet kanë zbuluar lëndë narkotike në automjet, gjë që hap një fushë të re hetimi mbi sjelljen e pasagjerëve dhe shoferit para përplasjes fatale.

Hetuesit po shqyrtojnë tani nëse ndonjë nga pasagjerët ka konsumuar substanca para aksidentit, apo nëse një gjë e tillë është bërë edhe nga shoferi.


Kjo pasi nga pamjet e dala nga momenti i aksidentit, shihet se makina del tërësisht në korsinë e kundërt duke u përplasur me kamionin. 


Autoritetet po përpiqen të regjistrojnë me saktësi lëvizjet e shoferit, ndërkohë që shqyrtojnë njëkohësisht gabimet e mundshme njerëzore ose dështimet teknike që mund të kenë kontribuar në tragjedi.


Burime nga “digi24” raportojnë se gjatë testeve mjekësore, shoferi rezultoi pozitiv për substanca të ndaluara, ndërsa furgoni thuhet se përmbante pije energjike, alkool dhe drogë.


“Në minibusin në të cilin vdiqën shtatë persona, dyshohet se u gjetën substanca të ndaluara, stimulantë dhe alkool. Gjithashtu, gjatë seancave dëgjimore, pasagjeri në pjesën e përparme të djathtë të minibusit deklaroi se shoferi kishte thithur edhe disa cigare me kanabis para aksidentit, dhe sipas informacionit tonë, shoferi 29-vjeçar që po drejtonte këtë minibus rezultoi gjithashtu pozitiv për substanca të ndaluara, pas analizave në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore”, thuhet në artikull./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page