top of page

Ngjarje e rëndë në Korçë: I moshuari ndërron jetë në një lokal

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 34 minutes ago
  • 1 min read

Një i moshuar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një lokal në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës.


Sipas informacioneve paraprake, i moshuari ndodhej duke konsumuar një kafe, kur ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka ndërruar jetë në vend.


Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet për vdekje natyrale, si pasojë e një infarkti.


Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page