NESËR starton kategoria e parë/ Ndeshjet e javës së parë në dy ditë. Skënderbeu nesër, Pogradeci të dielë
- Aug 22, 2025
- 1 min read
Emocionet e Kategorisë së Parë rikthehen këtë të shtunë (nesër), ku në orën 17:00 do të luhen katër ndeshjet e para të sezonit të ri.
Iliria-Laçi, Kukësi-Apolonia, AF Luftëtari-Korabi dhe Besa-Kastrioti, të gjitha me synimin për ta nisur sa më mbarë sezonin.
Më pas, në mbrëmje në orën 20:00, Skënderbeu do të nisë rrugëtimin e ri në shtëpi përballë Burrelit.
Java e parë do të mbyllet të dielën, në orën 17:00, me sfidën Pogradeci-Lushnja.
Kategoria e Parë - Java 1
E shtunë, 23 gusht
Iliria - Laçi 17:00
Kukësi - Apolonia 17:00
AF Luftëtari - Korabi 17:00
Besa - Kastrioti 17:00
Skënderbeu - Burreli 20:00
E diel, 24 gusht
Pogradeci - Lushnja 17:00
“KORÇA BOOM”
















