NESËR triangolare në Korçë/ Skënderbeu-Teuta-Kosturi përballë njëri-tjetrit në stadiumin “Skënderbeu”
- May 22
- 1 min read
Erdhi momenti i Skënderbeut për veteranë, teksa ditën e nesërme (të shtunë) në orën 17:00, 3 skuadra do të përballen një turne ndërkombëtar në stadumin “Skënderbeu”.
Pikërisht nesër në orën 17:00 do të luhet triangolarja e veteranëve mes tre ekipeve, ku Skënderbeu dhe Teuta nga Shqipëria dhe Kosturi përfaqësuesi nga Greqia do të shpallin fituesin e këtij turneu kaq shumë interesant.
Sigurisht që përballje të tilla të sjellin nostalgji, ku emrat më të mirënjohur të futbollit korçar do të veshin edhe njëherë fanelën bardhekuqe, por edhe ish-futbollistë me emër të Teutës do të zbresin në stadiumin “Skënderbeu”.
Kjo triangolare sjell një vëmendje të veçantë në juglindje dhe është e disata herë në këto vitet e fundit që Skënderbeu për veteranë na ngjall nostalgjinë e atyre viteve.
Suksese nesër të tre skuadrave dhe pikërisht Skënderbeut!
“KORÇA BOOM”
















