top of page

Nga dhomat e zhveshjes te tribunat: Shpërthen pakënaqësia ndaj trajnerit Çela

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Situata duket e tensionuar në kampin pogradecar, ku gjërat nuk po shkojnë aspak mirë.


Tifozët kanë dalë hapur kundër trajnerit Çela, duke rritur ndjeshëm presionin në një moment delikat për skuadrën. Atmosfera brenda ekipit duket e rënduar, ndërsa rezultatet e fundit nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive.


Kjo situatë lidhet edhe me problemet që trajneri ka pasur fillimisht me kapitenin Zguro dhe më pas me Perën, çka duket se ka ndikuar negativisht në harmoninë e skuadrës.


Pakënaqësia e tifozëve u reflektua qartë edhe në ndeshjen ndaj Skënderbeut, ku në banderolat e tifozëve pogradecarë u shfaqën mesazhe kundër trajnerit.


Mbetet për t’u parë nëse stafi teknik do të arrijë ta menaxhojë këtë situatë dhe të rikthejë qetësinë në ekip.

“KORÇA BOOM”


bottom of page