top of page

Nga Erget G. Cenolli: Prejardhja e emërtimit "Pojan" dhe lidhja me Hyun Apolonyun.

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 2
  • 1 min read

Brenda kufijve të Shqipërisë ekzistojnë dy vendbanime të mëdha me emrin Pojan: njëri në rrethin e Korçës, rrëzë Malit të Thatë, dhe tjetri pranë Apolonisë, në Fier.Të dy këto emërtime kanë një prejardhje të përbashkët: hyun Apolon.


Transformimi i emrit të hyut në emërtimin e vendbanimit ndjek rregullat fonetike të gjuhës shqipe:

  • Apolon

    • /a/-ja nistore (e patheksuar) bie.

    • /o/-ja e parë ruhet, pasi mbi të bie theksi, duke ndjekur rregullën e theksit parafundor.

    • /o/-ja e dytë kthehet në /a/, sipas rregullës që /o/ e shkurtër indoeuropiane jep rregullisht /a/ (krahaso: nox > natë, sipas prof. Eqrem Çabejt).

    • /l/ reflektohet në /j/, si në shembujt: balgë > bajgë, golë > gojë.

    • /p/ nistore (shpërthyese) dhe /n/ fundore ruhen, siç ndodh zakonisht në shqip (p.sh. Tujan, Ulqin).


Përfundimi fonetik: POJAN

Nga pikëpamja etnologjike, hyu Apolon paraqitet gjithmonë me shigjetë në dorë – simbol i Gjarprit Mitik, totemi kryesor i shqiptarëve që nga periudha e Neolitit. Ky totem përfaqësohet edhe nga një lloj gjarpri me lëkurë të bardhë, që në trevat shqiptare njihet me emrin shigjetë.


Si përfundim, mund të thuhet se në të dy vendbanimet Pojan, me shumë gjasë ka ekzistuar një faltore (kishë) e hyut Apolon.Për Pojanin e Fierit kjo është e dokumentuar, ndërsa për Pojanin e Korçës duhen bërë kërkime të mëtejshme – jo në vendin ku ndodhet sot fshati (pasi aty ka qenë Gjoli i Maliqit), por më shumë në zonat rrëzë Malit të Thatë.



“KORÇA BOOM”


ree

bottom of page