Nga fusha në zyrat e futbollit, lëvizje e befasishme e Tefik Osmanit
- Korca Boom
- 6 days ago
- 1 min read
Tefik Osmani është emëruar zyrtarisht në një rol të ri pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ku do të ushtrojë detyrën e skautit. Lajmi konfirmon përfundimisht zhvendosjen e ish-mbrojtësit të njohur në një pozicion teknik brenda strukturave të futbollit shqiptar.
Prej javësh është përfolur se Osmani mund të merrte rolin e drejtorit teknik në disa ekipe, pasi kishte interesim nga klube të ndryshme të Superiores. Megjithatë, duket se korçari ka zgjedhur të angazhohet pranë FSHF-së, duke nisur një etapë të re në karrierën e tij pasive si pjesë e stafit drejtues.
Ky emërim shihet si një hap pozitiv për futbollin shqiptar, duke përfshirë figura me eksperiencë dhe vizion në funksione të rëndësishme zhvillimi.
“KORÇA BOOM”
