Nga Gjergji Çikopani: Nga muzeu i sporteve, një kujtim që nuk duhet harruar!
- Korca Boom
- Jul 1
- 1 min read
Ashtu si shumë objekte dhe kujtime të tjera të çmuara që janë zhdukur me kalimin e kohës, edhe një rezultat madhështor sportiv, i ndodhur afro 78 vite më parë, meriton të rikujtohet dhe të zërë vendin e duhur në historikun e klubit Skënderbeu.
Në vitin 1947, në ndeshjen e kthimit në Gjirokastër, ekipi i atëhershëm me emërtimin "Sport-Klub Dinamo Korçë" arriti një fitore spektakolare me rezultatin 9-0 ndaj kundërshtarëve vendas. Një rezultat i tillë nuk është përsëritur më në historinë 100-vjeçare të klubit dhe mbetet fitorja më e thellë e futbollit korçar në një ndeshje zyrtare.
Ky moment i rrallë duhet të shërbejë për të kujtuar dhe vlerësuar të kaluarën e lavdishme, për të kujtuar përgjegjësve të sotëm për gjendjen jo të kënaqshme, dhe mbi të gjitha, për të inkurajuar ekipin aktual që të rikthejë vlerat e vërteta që përfaqëson emri Skënderbeu.
Postim nga historiku – foto nga ajo ndeshje e vitit 1947.
“KORÇA BOOM”
