top of page

Nga ide në sukses, si Pogradeci fitoi konkursin për komunitetin

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Pogradec shënon një tjetër sukses në nivel kombëtar. Bashkia e Pogradecit është shpallur një nga fitueset e konkursit për nismat me impakt në komunitet, një iniciativë e lançuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe e mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri.


Ky konkurs ka për qëllim të nxisë bashkitë në të gjithë vendin të zhvillojnë politika gjithëpërfshirëse dhe inovative, duke rritur aksesin e qytetarëve në shërbime, duke fuqizuar ekonomikisht komunitetet dhe duke forcuar bashkëpunimin me diasporën.


Aplikimi fitues është realizuar nga Zyra e Migracionit dhe Diasporës pranë Drejtorisë së Shërbimit Social në Bashkinë e Pogradecit. Nëpërmjet këtij projekti, bashkia ka përfituar mbështetje financiare, asistencë teknike si dhe akses në rrjete bashkëpunimi, me synimin për të zgjeruar dhe promovuar iniciativa që sjellin ndikim pozitiv në komunitet.


Autoritetet vendore kanë vlerësuar punën aktive të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, duke theksuar se do të vijojnë të mbështesin çdo nismë që kontribuon në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.


“KORÇA BOOM”


bottom of page