Nga Oksfordi dhe trajnimet ndërkombëtare te Ministria e Drejtësisë: Karriera e Lamallarit
- Korca Boom
- Sep 11, 2025
- 1 min read
Besfort Lamallari është emëruar Ministër i Drejtësisë në kabinetin “Rama 4”, duke sjellë një eksperiencë të gjerë në fushën e ligjit, kriminologjisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.
Karrierë dhe arsimim
Lamallari ka lindur më 18 korrik 1987 në Peshkopi, Dibër. Ai ka shërbyer si Zëvendësministër i Brendshëm që nga viti 2017. Studimet e tij për Drejtësi i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës, ndërsa më pas ka vijuar me Kriminologji në Universitetin e Oksfordit, duke u specializuar në drejtësi penale dhe studime mbi krimin.
Ai ka ndjekur gjithashtu studime të avancuara në Itali dhe është trajnuar nga DGAP (Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë) dhe Akademia e Studimeve Politike, me fokus në krimin e organizuar, radikalizmin dhe terrorizmin. Përvoja e tij kombinuar akademike dhe profesionale e bën një figurë kyçe në drejtimin e Drejtësisë në qeverinë e re.
“KORÇA BOOM”



















