NGJARJA e mbrëmshme në Korçë/ Shtohen të shoqëruarit numri shkon në 10-të. Pritet komunikata
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Mbrëmjen e kaluar në qytetin e Korçës ka ndodhur një konflikt i rëndë fizik mes dy grupe personash në një lokal pranë Parkut të qytetit.
Ngjarja ka nisur për motive të dobëta dhe është përshkallëzuar me përdorimin e mjeteve të forta dhe thikave, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ndërhyrë menjëherë pas ngjarjes, duke shoqëruar në komisariat disa persona të përfshirë në konflikt. Deri më tani, zyrtarisht janë konfirmuar tre të shoqëruar me inicialet I. Sh., D. P. dhe G. D., të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në sherrin e dhunshëm.
Burime jozyrtare flasin për më shumë persona të përfshirë, por ende nuk ka një komunikatë zyrtare që konfirmon arrestime të tjera.
Policia e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt. Pritet që në orët në vijim të publikohet një deklaratë zyrtare që do të sqarojë dinamikën e ngjarjes dhe masat e marra ndaj personave të ndaluar.
“KORÇA BOOM”
