Ngjarje e pazakontë vd*s i bllokuar në dritare gjatë natës
Ngjarje tragjike është regjistruar gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të pazakonta. Viktima është identifikuar si Ilir Zarka.
Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një banesë trekatëshe, por gjatë përpjekjes për të hyrë nga dritarja ka mbetur i bllokuar, me gjysmën e trupit brenda dhe pjesën tjetër jashtë. Si pasojë e kësaj situate, ai ka ndërruar jetë.
Banesa i përket një shtetasi që prej rreth një muaji ndodhet në Greqi pranë fëmijëve të tij. Ka qenë një fqinj, i cili kujdesej për banesën, ai që ka konstatuar trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Trupi i 47-vjeçarit është transportuar në morgun e Fierit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
“KORÇA BOOM”
















