NGJARJE E RËNDË/ 28-vjeçarja bie nga ballkoni, ndërron jetë
- 17 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një 28-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga kati i shtatë i një pallati.
Sipas të dhënave paraprake, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse e reja është vetëhedhur apo nëse bëhet fjalë për një rënie aksidentale nga lartësia.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pemët poshtë pallatit kanë zbutur fillimisht goditjen, çka bëri të mundur që 28-vjeçarja të transportohej me shenja jete drejt spitalit.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda dhe ndërroi jetë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa hetimet vijojnë.
“KORÇA BOOM”
















