top of page

NGJARJE E RËNDË/ Një burrë humb jetën pas një goditjeje me grusht, arrestohet i riu i dyshuar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 12, 2025
  • 1 min read

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Arapaj. Sipas Policisë, viktima ra me kokë në tokë pas një goditjeje nga një i ri 18-vjeçar dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.


Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë pas një konflikti në fshatin Arapaj, Durrës. Policia ka arrestuar 18-vjeçarin L. Ç., i dyshuar se e ka goditur me grusht, duke shkaktuar vdekjen e tij


Durrës – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arapaj të Durrësit, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar tragjikisht me humbjen e jetës së një 52-vjeçari.


Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas hetimeve të kryera, është ndaluar 18-vjeçari L. Ç., i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen e shtetasit Saimir Fetahu, 52 vjeç.


Nga hetimet paraprake rezulton se pas një debati të çastit, i riu e ka goditur me grusht 52-vjeçarin, i cili ka rënë me kokë në tokë.


Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, viktima ka ndërruar jetë më datë 10 nëntor 2025, rreth orës 22:00, në Spitalin e Traumës në Tiranë.


Policia thekson se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

“KORÇA BOOM”        


bottom of page