top of page

Ngjarje e rëndë, 47-vjeçari humb jetën pas konsumimit të lëndës helmuese

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qarkun e Korçës.


Shtetasi G. Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Rodokal i Sipërm, në Pogradec, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Prrenjasit.


Sipas informacioneve paraprake, nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e familjarëve dyshohet se 47-vjeçari, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese në banesën e tij.


Për pasojë, ai ka humbur jetën para se të mbërrinte në spital.


Autoritetet po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

"KORCA BOOM"


bottom of page