NGJARJE E RËNDË: U rrëzua nga kati i katërt i pallatit, fëmija 3-vjeçar ndërron jetë në spital
- Apr 12
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri dyshohet se ka rënë nga kati i katërt në zonën e Skelës.
Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, të cilat e kanë transportuar me shpejtësi drejt Spitali Rajonal i Vlorës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fëmija nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të dëmtimeve të rënda të marra nga rënia.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht se si ndodhi kjo tragjedi.
“KORÇA BOOM”
















