Ngjarje e rëndë gjatë mesnatës, dy të moshuar humbin jetën, një person në pranga
Ismete dhe Agim Ziu, përkatësisht 65 dhe 68 vjeç, janë çifti i të moshuarve që humbën jetën pasi banesa e tyre sociale u përfshi nga flakët gjatë natës. Për ngjarjen është arrestuar dhëndri i tyre, 35-vjeçari Astrit Idrizi, i dyshuar si autor i zjarrvënies.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:30 të datës 14 tetor 2026, në banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë.
Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit.
Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspertët kriminalistë dhe specialistët për hetimin e zjarrvënieve, 35-vjeçari Astrit Idrizi u identifikua si i dyshuar për zjarrvënien dhe u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e provave ligjore.
Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.
“KORÇA BOOM”















