NGJARJE E RËNDË në Korçë/ Njerku plagos me th*kë 18-vjeçarin, i riu në reanimacion
top of page

NGJARJE E RËNDË në Korçë/ Njerku plagos me th*kë 18-vjeçarin, i riu në reanimacion

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.


Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është goditur me thikë nga njerku i tij pas një konflikti të ndodhur mes tyre.


18-vjeçari është paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës me dëmtime në kokë, ku po merr ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet në repartin e reanimacionit.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Niko Baka, 37 vjeç.


Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.


Korçë / Informacion


Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë lokalizohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.


Rreth orës 21:55, në spital është paraqitur i dëmtuar në kokë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. S., rreth 18 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, është dëmtuar gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.


Pas ngjarjes, 37-vjeçari është larguar nga vendi i konfliktit.


Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, i autorit të dyshuar të ngjarjes.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page