top of page

Ngjarje e rëndë në Pirg, familjarët gjejnë të pajetë 55-vjeçarin

  • Apr 23
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Pirg, në Maliq, ku një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.


Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.


Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale.


Mësohet se 55-vjeçari jetonte me dy fëmijët e tij, ndërsa bashkëshortja ndodhej jashtë shtetit.


Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, përfshirë depresionin, çka mund të ketë ndikuar në këtë akt tragjik. Megjithatë, autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page