Ngjarje e rëndë, të sht*na dhe një person në spital
- 7 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Tiranë, ku raportohet për të shtëna me armë zjarri te ish-Parku i Autobusëve, në zonën e njohur si Delijorgji.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se një person është plagosur në bark. Ai është dërguar menjëherë në një spital privat, ndërsa policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe identifikuar autorët.
Situata vijon të jetë nën monitorim nga forcat e rendit.
"KORCA BOOM"



















