top of page

Ndërron jetë 63-vjeçari në komisariat, pritej të niste vuajtjen e dënimit

  • 41 minutes ago
  • 1 min read

Një burrë i cili kishte për të vuajtur 18 ditë dënim me burg ka vdekur në Durrës pasi gjendej i shoqëruar në komisariat dhe dërgimi në spital nuk solli asnjë mundësi shpëtimi.


Rreth orës 18:20, në Spitalin e Durrësit, ka ndërruar jetë shtetasi Mehdi Guzina 63 vjeç, banues në Shijak.


Ky shtetas ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.


Rreth orës 15:04, ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku, pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Zyrtarisht policia nuk thotë shkakun pse vdiq i ndjeri.

"KORCA BOOM"


bottom of page