top of page

Tronditëse: Humbi jetën në Tiranë një djalë nga Maliqi, komuniteti në zi

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Një lajm i trishtë ka tronditur qytetin e Maliq. Viktima, Egli Pashollari, ishte një djalë i ri i respektuar nga komuniteti për sjelljen e tij të mirë, punëtorinë dhe karakterin e shkëlqyer.


Humbja e tij për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin është një dhimbje e madhe. Ata që e njohën do ta kujtojnë gjithmonë me mirënjohje dhe respekt.


Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve.


U prehsh në paqe, Egli Pashollari!


NJOFTIMI


“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.


Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.”, njofton policia.


Egli Pashollari është ish-gardian burgu i akuzuar më parë se tentoi t'i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit.

"KORCA BOOM"


bottom of page