Ngjarje tragjike / Humb jetën 76-vjeçari në rrethana të paqarta
- 6 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrës, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi me iniciale P. Rr., 76 vjeç, i cili jetonte në lagjen nr. 8. Ai është konstatuar i pajetë në ambientet e banesës së tij, ndërsa dyshimet e para flasin për një vdekje nga shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të tjera që mund të ngrenë dyshime për ndonjë veprim kriminal.
Burime zyrtare bëjnë me dije se, bazuar në veprimet e para hetimore dhe rrethanat e konstatuara në vendngjarje, dyshohet se 76-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave, si dhe për sqarimin përfundimtar të shkakut të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
“Durrës / Informacion paraprak
Në lagjen nr. 8, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi P. Rr., 76 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.”
“KORÇA BOOM”
















