Ngjarje tronditëse, tre v*ktima brenda pak orësh
- 9 minutes ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Majac, në Podujevë, ku si pasojë e një incidenti tragjik kanë humbur jetën tre persona.
Sipas të dhënave paraprake, një 31-vjeçare, e identifikuar si Ardita Gashi, dyshohet se fillimisht ka qëlluar me armë zjarri partnerin e saj 45-vjeçar, Ilaz Brahimi, i cili u gjet pa shenja jete në automjetin e tij.
Më pas, ajo është drejtuar drejt banesës së të afërmve të saj, ku dyshohet se ka plagosur rëndë një grua 73-vjeçare. E moshuara u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Sipas të njëjtave burime, 31-vjeçarja më pas ka dëmtuar edhe veten me armë zjarri dhe ndërroi jetë.
Ngjarja ka ndodhur në prani të familjarëve, duke shkaktuar tronditje të madhe në komunitet.
Shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e saj.
“KORÇA BOOM”













