Ngrohëse gazi merr flakë në një lokal në pedonale
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një lokal të ndodhur në pedonalen e qytetit të Shkodrës.
Sipas dëshmitarëve, një ngrohëse gazi ka shpërthyer papritur në flakë, duke shkaktuar panik te klientët që ndodheshin brenda lokalit, si edhe te kalimtarët e rastit. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja.
Flakët u neutralizuan në kohë nga zjarrfikësit, të cilët bënë të mundur që zjarri të mos përhapej dhe të mos shkaktonte dëme të tjera. Nga incidenti ka vetëm dëme materiale në ambientin ku ndodhej ngrohësja.
Autoritetet po verifikojnë shkaqet e shpërthimit, ndërsa lokali u evakuua menjëherë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
"KORCA BOOM"



















