top of page

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 11, 2025
  • 1 min read

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përzgjedhjen e Niko Peleshit për kryetar të Kuvendit në legjislaturën e re që nis të premten. Deputeten e Durrësit, Klodjana Spahiun e propoziu për nënkryetare të parlamentin, ndërsa riktheu Taulant Ballën në rolin e kryetarin të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.


Rama po ashtu njoftoi 11 komisionet e përhershme të kuvendit të ri. Në përbërje do të ketë më pak anëtarë, tha kreu i qeverisë. 7 prej tyre do të drejtohen nga maxhoranca dhe 4 nga opozita. 


1.    Komisioni për Ekonominë, punësimin dhe financat ( Shumica )

2.    Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën publike ( Shumica )

3.    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ( Shumica )

4.    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet ( Opozita )

5.    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale ( opozita )

6.    Komisioni për Burimet Natyrore, infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm ( Shumica )

7.    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ( opozita )

8.    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural ( Shumica )

9.    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën  ( opozita )

10.    Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ( shumica )

11.     Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale ( shumica )



“KORÇA BOOM”


bottom of page