Nis shpërndarja e librave në të gjithë Shqipërinë!
- 2 days ago
- 1 min read
Ka nisur shpërndarja e librave në të gjithë Shqipërinë!
Shkollat janë bërë gati, librat e rinj po shpërndahen dhe tashmë na ndajnë vetëm pak ditë nga 14 Shtatori!
Një ditë plot emocione në shkollën “Andrea Stefani” – nga nxënësit që morën në duar librat e rinj, te vogëlushët që për herë të parë hapën faqet e abetares, prindërit që shohin fëmijët e tyre një vit më të rritur dhe mësuesit që përgatiten për një tjetër vit shkollor plot sfida, përgjegjësi dhe mundësi.
Për herë të parë, të gjithë nxënësit e arsimit fillor, nga klasa e parë deri në të pestën, do të pajisen me tekste shkollore të reja dhe falas, si një mbështetje për familjet shqiptare.
Këtij viti të ri shkollor i bashkohet edhe programi “Pas Shkolle”, duke krijuar më shumë mundësi për nxënësit për të qëndruar të angazhuar, për të mësuar, krijuar dhe argëtuar edhe pas përfundimit të orarit mësimor.
Shkolla gati. Librat në duar. Tani presim 14 Shtatorin!
Suksese të gjithë nxënësve dhe mësuesve në vitin e ri shkollor!
“KORÇA BOOM”
















