top of page

Operacioni i madh, ja emrat e 20 personave të arrestuar

  • 1 hour ago
  • 2 min read

Një operacion i gjerë policor i koduar “Vjeshta” është finalizuar në Sarandë, duke çuar në kapjen dhe ndalimin e 20 personave, ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.


Në kuadër të operacionit janë kapur dhe ndaluar shtetasit A. O., 25 vjeç; F. F., 27 vjeç; M. M., 35 vjeç; K. P., 27 vjeç; R. A., 33 vjeç, banues në Ksamil; N. R., 32 vjeç; A. A. (D), 48 vjeç; E. D., 41 vjeç; Dh. T., 33 vjeç; Xh. M., 27 vjeç; V. K., 23 vjeç; F. L., 54 vjeç; B. K., 26 vjeç; Sh. B., 20 vjeç; A. B., 20 vjeç; N. R., 24 vjeç; E. D., 30 vjeç; D. S., 22 vjeç; K. O., 28 vjeç dhe F. B., 30 vjeç, banues në Sarandë.


Gjatë kontrolleve të ushtruara në bazë të vendimeve të gjykatës, shtetasve D. S. dhe Sh. B. policia u gjeti nga një armë zjarri pistoletë. Armët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në dhjetëra doza me qëllim shitjen, 4 automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash në lekë dhe euro.


Ndërkohë, gjatë operacionit u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi kundërshtoi shërbimet e Policisë për të mos ushtruar kontroll në një nga dhomat e hotelit, ku u kap shtetasi Sh. B. dhe iu gjet një armë zjarri pistoletë.


Ky operacion është vijim i një procedimi të nisur më herët. Më datë 31 korrik 2026, në kuadër të këtij procedimi, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. N., A. C. dhe K. J., ndërsa u sekuestruan 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, që dyshohet se synonin ta shpërndanin në Sarandë dhe Ksamil.


Nga hetimet rezulton se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në rrethin e Sarandës, kryesisht në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave.


Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page