top of page

Nis tragjikisht Viti i Ri, tre të vdekur nga një aksident në mesnatë. 24, 25 dhe 27 vjeç ndërrojnë jetë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 1
  • 1 min read

Rreth orës 03:18 të mëngjesit, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”.


Përplasja ka përfshirë dy automjete, duke sjellë pasojë tragjike humbjen e jetës së dy drejtuesve dhe një pasagjeri, ndërsa një vajzë e re ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Autoritetet hetimore po vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.


Tepelenë/Informacion paraprak


Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.


Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page