Një ekip i veçantë në historinë sportive, njihuni cili është…
- Korca Boom
- Apr 15
- 1 min read
Shpeshherë kemi folur për ekipe të historisë, kemi folur për ekipe me emër në arenën sportive, por këtë herë do të flasim dhe do t’ju sjellim një ekip që askush nuk do ta kishte menduar se do të ekzistonte. E megjithatë, në Menkulas të Devollit ka ekzistuar një ekip, madje me emrin “25 Tetori”. Kjo foto është fiksuar në vitin 1977.
Një foto që flet vetë për dashurinë që devollinjtë kanë pasur për sportin dhe në veçanti për futbollin.
Ne po ju sjellim edhe emrat e këtij ekipi: Bujar Muho, Astrit Ametlli, Rami Begolli, Hekuran Begolli, Lavdërim Hoxha, Seri Begolli, Besim Kadia.
Poshtë: Alfred Lata, Edmond Lata, Tahir Ametlli, Vladimir Ametlli.
"KORÇA BOOM"
