Një epokë mbyllet, ndahet nga jeta gjyqtari shqiptar me karrierë ndërkombëtare
- 3 hours ago
- 1 min read
Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Hiqmet Kuka, një prej figurave më të spikatura të arbitrimit shqiptar, i cili la gjurmë të rëndësishme në historinë e futbollit në vend.
Gjatë karrierës së tij, ai u dallua për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të lartë, duke fituar respektin e kolegëve, sportistëve dhe tifozëve. Si arbitër i FIFA, Kuka përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke u bërë një shembull për brezat e rinj që synojnë të ndjekin rrugën e arbitrimit.
Kontributi i tij në zhvillimin dhe rritjen e standardeve të arbitrimit në vend do të mbetet një pikë referimi, ndërsa përkushtimi dhe korrektësia që e karakterizonin do të kujtohen gjatë nga komuniteti sportiv.
Mesazhe të shumta ngushëllimi janë përcjellë për familjen Kuka, miqtë dhe gjithë komunitetin e arbitrimit, të cilët humbën jo vetëm një profesionist të rrallë, por edhe një njeri të respektuar.
Kujtimi dhe vepra e Hiqmet Kuka do të mbeten të gjalla në historinë e sportit shqiptar.
U prehtë në paqe!
“KORÇA BOOM”
















