top of page

“Një faqe historie” Nikolla Zoi një figurë me dimesione të mëdha

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 28
  • 1 min read

Nikolla Zoi lindi në Korçë në vitin 1881, në një familje atdhetare. Babai i tij, Zoi Dhimitri, kishte lënë në Korçë gruan e tij, Poliksenin, pesë vajza dhe një djalë. Si shumë shqiptarë të tjerë, Dhimitri kishte emigruar në Bukuresht të Rumanisë për të gjetur punë dhe për të ndihmuar familjen që kishte lënë pas në Korçë.

Pas vdekjes së babait, Nikolla Zoi u detyrua të shkonte në Bukuresht për të marrë në dorëzim pasurinë që ai kishte lënë familjes. Edhe pse i ri në moshë, ai u kthye në atdhe.

Ishte shok i ngushtë me Pandeli Calen, Ndriçim Katundin dhe Themistokli Gërmenjin.

Në vitin 1916, kur në Korçë hyri ushtria franceze, Themistokli Gërmenji dhe patriotët korçarë themeluan vetëqeverisjen shqiptare të Korçës, me drejtues Themistokli Gërmenjin. Nikolla Zoi u emërua drejtor i Financës në Republikën Autonome të Korçës — sipas francezëve, ose në Vetëqeverisjen Shqiptare të Korçës, sipas shqiptarëve.

Në vitin 1920, Nikolla Zoi nënshkroi Protokollin e Kapshticës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Po atë vit, Korça iu bashkua qeverisë së Tiranës. Nikolla Zoi u emërua prefekt i Korçës dhe më vonë edhe i Gjirokastrës.

Vdiq në Bukuresht në vitin 1975, në moshën 95-vjeçare. Kujtimet e tij i shkroi në Bukuresht, me titullin “Një faqe historie”, të cilin e redaktuan dhe botuan në Korçë vajzat e tij: Vilermini Tabaku dhe Dhanai Adham.

 



“KORÇA BOOM”


ree

bottom of page