top of page

Një “fenomen” në krizë: Alisha Lehmann zgjedh Como për të rifituar veten

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 13
  • 1 min read

Futbollistja zviceriane Alisha Lehmann ka marrë një vendim të papritur, duke u larguar nga klubi italian Juventus pas vetëm një sezoni. 26-vjeçarja tashmë do të vijojë karrierën e saj te skuadra e Como-s në Serie A Femminile.


Transferimi i saj vjen në një moment jo të lehtë për sulmuesen, pas ndarjes me futbollistin brazilian Douglas Luiz, çka sipas raportimeve të mediave sportive, mund të ketë ndikuar edhe në formën e saj sportive.

Në aspektin sportiv, Lehmann nuk ka pasur paraqitje të spikatura së fundmi. Gjatë “EURO 2025” me përfaqësuesen e Zvicrës, ajo u aktivizua për vetëm 10 minuta, duke treguar se pozicioni i saj në skuadër nuk është më i njëjtë me vitet e kaluara.


Përtej fushës, Alisha Lehmann është një figurë me ndikim të madh në rrjetet sociale, ku numëron mbi 17 milionë ndjekës në “Instagram”. Ajo konsiderohet një ndër emrat më të njohur të futbollit femëror edhe për shkak të profilit të saj publik, që shkon përtej sportit.


Transferimi te Como shihet si një mundësi për një rifillim, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page