Një i dyshuar kapet pas të shtënave në qendër të qytetit
- Korca Boom
- Dec 4
- 1 min read
Në orët e drekës, Policia e Shkodrës ka marrë njoftim për të shtëna me armë zjarri pranë Stacionit të Trenit. Forcat e rendit kanë reaguar menjëherë, duke krehur zonën dhe duke identifikuar një person të dyshuar.
Sipas burimeve, i arrestuari dyshohet se ka kanosur një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për identifikimin e mundshëm të personave të tjerë të përfshirë.
"KORCA BOOM"



















