top of page

Një nënkryetar jep dorëheqjen, vendimi në dorë të Berishës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka dhënë dorëheqjen gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së PD-së.


Burime nga brenda selisë blu bëjnë me dije se Gjekmarkaj ia ka dorëzuar dorëheqjen kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke ia lënë në diskrecion këtij të fundit vendimin për pranimin ose jo të saj.


Shkak për këtë vendim është bërë çështja e firmave për Endri Shabanin, i cili u zgjodh Avokat i Popullit, veprim që ka shkaktuar debate dhe pakënaqësi brenda strukturave të partisë.


Deri në këto momente, ende nuk ka një reagim zyrtar nëse Berisha do ta pranojë apo jo dorëheqjen e Gjekmarkajt.

Zhvillimet e mëtejshme pritet të hedhin më shumë dritë mbi situatën politike brenda Partisë Demokratike.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page