top of page

Një p*lumb i humbur i merr jetën një futbollisti të akademisë së njohur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin ekuadorian. Futbollisti 16-vjeçar, Miguel Nazareno, ka humbur jetën pasi u qëllua për vdekje nga një plumb qorr në qytetin Guayaquil.


Sipas raportimeve lokale, rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur se si ndodhi ngjarja tragjike.

Nazareno ishte pjesë e ekipit të të rinjve të klubit Independiente del Valle, një prej akademive më të njohura dhe më të suksesshme të futbollit në Ekuador.


Pas lajmit tragjik, klubi reagoi me një deklaratë zyrtare ku shprehu ngushëllimet më të thella për familjen e futbollistit të ri, duke theksuar se humbja e tij është pasojë e pasigurisë së rritur në vend.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page