top of page

Një tjetër emër hyn në garë për Bashkinë e Tiranës, ja kush është kandidatura e radhës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 3, 2025
  • 1 min read

Lëvizja BASHKË ka zyrtarizuar Arlind Qorin si kandidatin e saj për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor 2025.


Në një deklaratë publike, kjo forcë politike e konsideron Qorin si një zë alternativ për qytetin, një profil që bashkon përvojën si arsimtar dhe aktivist, me më shumë se një dekadë angazhim në kauza që prekin jetën urbane dhe të drejtat sociale të qytetarëve.


"Zëri dhe njeriu, arsimtari dhe aktivisti që për mbi një dekadë ka folur mbi qytetin dhe njerëzit e tij, parqet dhe shkollat, ujin dhe ajrin, të drejtën e strehimit dhe transportin publik, korrupsionin dhe keqqeverisjen," thuhet në njoftim.


Sipas Lëvizjes BASHKË, këto zgjedhje nuk janë thjesht një proces lokal, por një betejë idesh që synon të rezonojë përtej Tiranës, duke sjellë në fokus një mënyrë të re të të bërit politikë dhe qeverisjeje në nivel vendor.


"Arlind Qori, me gjithë përvojën, seriozitetin, idealizmin dhe qëndrueshmërinë e tij, është alternativa e vërtetë për qytetin e Tiranës," theksohet më tej në deklaratë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page