Një tjetër emër i huaj në Korçë, Skënderbeu prezanton përforcimin e radhës
top of page

Një tjetër emër i huaj në Korçë, Skënderbeu prezanton përforcimin e radhës

  • 1 day ago
  • 1 min read

Skënderbeu ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkaton verore. Klubi korçar ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi francez Amadou Seydi është zyrtarisht pjesë e skuadrës bardhekuqe.


Mbrojtësi 28-vjeçar vjen me eksperiencë nga futbolli francez, ku ka luajtur në Ligën e 3-të me disa skuadra të njohura si Concarneau, Paris 13 Atletico dhe FC Sète 34.


Me afrimin e Seydit, Skënderbeu synon të forcojë repartin e mbrojtjes dhe t’i shtojë skuadrës një lojtar me përvojë, i cili pritet të sjellë më shumë stabilitet në qendër të prapavijës.


Ky transferim është pjesë e punës së klubit korçar për ndërtimin e një ekipi sa më konkurrues për sezonin e ri. Stafi teknik po vijon përforcimet në disa reparte, me synimin për të pasur një skuadër të kompletuar para nisjes së kampionatit.


Amadou Seydi bëhet kështu një tjetër përforcim i Skënderbeut në këtë merkato, ndërsa bardhekuqtë vijojnë lëvizjet për të ndërtuar një grup të fortë dhe ambicioz.

“KORÇA BOOM”


bottom of page