top of page

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, ja sa ishte magnituda

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 24
  • 1 min read

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter u regjistrua të martën, më 24 qershor 2025, në orën 06:09, në Turqinë qendrore.


Sipas të dhënave të disponueshme, epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën me koordinata gjeografike të gjerësisë gjeografike 38.0272 dhe gjatësisë gjeografike 36.1792.


Hipoqendra e tërmetit, sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, ndodhet në një thellësi prej afërsisht 7 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.


Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale ose të lënduar, dhe shërbimet përkatëse po monitorojnë situatën.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page