Nuk fitoi çmimin, por kërkon një mundësi për jetën – historia e Stenaldos
- 2 hours ago
- 1 min read
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Stenaldo Mëhilli, ka ndarë emocionet dhe vështirësitë e tij pas përfundimit të rrugëtimit në këtë format.
Gjatë një interviste në Fan Club, ai rrëfeu sfidat e jetës së tij, duke treguar se hyrja në Big Brother ishte për të një mundësi për të ndryshuar gjithçka.
“Jam munduar gjithmonë që t’i qasem jetës me integritet. Big Brother ishte çelësi i artë që do të më hapte dyert,” u shpreh ai, duke kujtuar edhe periudhën e vështirë në emigrim.
Mëhilli tregoi se kishte kaluar momente të vështira në Gjermani, ku humbi punën dhe u përball me probleme të mëdha ekonomike, ndërsa përpiqej të mbështeste edhe nënën e tij.
Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh, ai theksoi se ndihet i vlerësuar për mbështetjen që ka marrë nga publiku.
“Nuk fitova një çmim, por sot kam nevojë për një mundësi që të rikthehem fort në jetë dhe të bëj maksimumin për mamanë time,” u shpreh ai, duke shtuar se shpreson të sigurojë një shtëpi për të jetuar së bashku me të.
Rrëfimi i tij ka prekur publikun, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e radhës në jetën e tij pas eksperiencës në Big Brother.
“KORÇA BOOM”
















