“Nuk mund të merrja frymë”, rrëfimi tronditës i të mbijetuarit nga hantavirusi
- 2 days ago
- 1 min read
Një shpërthim i ri i hantavirusit në një anije turistike ka rikthyer shqetësimin për sëmundjen e rrallë, por tepër të rrezikshme, ndërsa të mbijetuarit e përshkruajnë atë si “ferr mbi tokë”.
Sipas raportimeve, disa pasagjerë në një anije turistike holandeze u infektuan gjatë një udhëtimi që nisi nga Argjentinë, ndërsa deri tani raportohet për të paktën tre viktima. Situata ka bërë që Centers for Disease Control and Prevention të shpallë një kërcënim të nivelit 3 për monitorimin e situatës.
Një nga të mbijetuarit, Lorne Warburton, tregoi për mediat se fillimisht kishte simptoma të ngjashme me COVID-19, si dhimbje trupi, lodhje dhe dhimbje koke, por gjendja iu përkeqësua shumë shpejt.
Ai përfundoi për tre javë në spital i lidhur me aparatura të mbështetjes jetike, pasi kishte vështirësi të rënda në frymëmarrje. Sipas ekspertëve, hantavirusi mund të ketë një shkallë vdekshmërie nga 20 deri në 40 për qind.
Autoritetet shëndetësore po monitorojnë situatën, ndërsa disa pasagjerë janë kthyer në vende të ndryshme të botës pas udhëtimit.
“KORÇA BOOM”
















