top of page

Nuk ndalet POGRADECI/ Firmosin Bedri Greca dhe Imoh Ezekiel

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 5
  • 1 min read

Ndërkohë që pak orë më parë erdhi firma e Paolo Kasmollari gjë që e kemi bërë të ditur për portalin tonë, në këto momente sjellim edhe dy blerje të tjera të liqenorëve.


Ata janë Bedri Greca dhe Imoh Ezekiel, dy lojtarë që janë prezantuar nga ana e klubit. Me tre përforcime të tjera vetëm ditën e sotme duket se Pogradeci nuk ka ndërmend të ndalet në këtë emrkato verore.


Me kaq shumë afrime deri tani, madje shumë prej tyre cilësore, do të thotë që liqenorët nuk kanë ndërmend të ndalen, pasi synojnë vetëm superligën dhe kjo do duket qartë në investimi i madh i presidencës me afrimin e kaq shumë lojtarëve.


Ja njoftimet e fundit të KF Pogradecit:


MIRË SE ERDHE!

Imoh Ezekiel është lojtari 31 vjeçar i cili i bashkohet zyrtarisht ekipit të liqenorëve KF Pogradeci i uron suksese në vazhdimësi.


MIRË SE ERDHE!

Bedri Greca, 34 vjeç, mesfushor, është zyrtarisht pjesë e KF Pogradeci Klubi i uron suksese midis liqenorëve.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page