Çudia nga Botërori i FIFA-s, rregullorja e re sjell paradoks të paprecedentë
- 5 hours ago
- 1 min read
FIFA ka bërë ndryshime në rregulloret e saj për t’u përshtatur me Botërorin me 48 skuadra, ku jo të gjitha ekipet e vendeve të treta do të kalojnë automatikisht mes 32 më të mirave të turneut.
Por këto ndryshime kanë sjellë një situatë të pazakontë, e cila mund të prodhohet që në edicionin e parë të këtij formati të ri.
Sipas rregullores së re, ekziston mundësia që një skuadër e renditur në vendin e katërt në grup të kualifikohet më tej, në vend të një skuadre që mbyll grupin në vendin e tretë.
Kjo ndodh për shkak se FIFA, në rast pikësh të barabarta, ka vendosur të mos marrë parasysh golavarazhin e përgjithshëm në grup, por rezultatin direkt mes skuadrave.
Në Grupin D, kjo situatë krijon një paradoks interesant. Në ndeshjet e fundit, Turqia përballet me SHBA-në, ndërsa Paraguai luan ndaj Australisë.
Nëse Turqia dhe Australia fitojnë ndeshjet e tyre përkatëse, Turqia do të mbyllte grupin në vendin e tretë me 3 pikë dhe me një golavarazh më të mirë se Paraguai. Megjithatë, për shkak të ndeshjeve direkte, Paraguai do të renditej më lart dhe do të siguronte më shumë shanse për kualifikim.
Sipas ekspertëve, ky sistem i ri mund të sjellë situata të pazakonta, ku skuadrat e vogla mund të fokusohen në ndeshje specifike të grupit, pasi ato mund të rezultojnë vendimtare për kalimin në fazën tjetër të turneut.
“KORÇA BOOM”
















