Nuk starton e plotë java e parë, një ndeshje shtyhet, ja arsyeja ?
- Korca Boom
- 55 minutes ago
- 1 min read
Kur kanë mbetur edhe vetëm dy ditë nga starti i Kategorisë Superiore, një nga sfidat e javës së parë nuk do të zhvillohet siç ishte planifikuar. Bëhet fjalë për përballjen mes Dinamos dhe Teutës, e cila është shtyrë me kërkesë të klubit kryeqytetas.
Dinamo do të luajë këtë javë në raundin Play-Off të Conference League ndaj skuadrës polake Jagiellonia, dhe për këtë arsye drejtuesit kërkuan shtyrjen e ndeshjes ndaj Teutës. Klubi durrsak ka pranuar kërkesën, duke lehtësuar kalendarin e Dinamos.
Ndeshja që ishte planifikuar për të dielën, më 25 gusht, në orën 20:00, do të luhet tashmë më 5 shtator, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”.
Ndërkohë, Dinamo do të luajë më 21 gusht sfidën e parë ndaj Jagiellonia në transfertë, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 28 gusht në “Air Albania”.
“KORÇA BOOM”
