top of page

Pilotët e Ferrarit me të ardhme të blinduar, s’kanë nevojë të shikojnë tregun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton nuk do të kenë nevojë të shqetësohen për të ardhmen e tyre në Formula 1. Piloti nga Monako ka arritur një marrëveshje me Ferrari që në fillim të vitit 2024, e cila do ta mbajë pjesë të ekipit italian të paktën deri në fund të vitit 2028.


Nga ana tjetër, kampioni i shtatëfishtë i botës, Lewis Hamilton, i është bashkuar Ferrarit me një kontratë dyvjeçare, me opsion për ta zgjatur bashkëpunimin nëse ai vetë do të dëshirojë. Kjo i jep britanikut hapësirën e duhur për të marrë vendime të qarta për të ardhmen e tij, pa presion.


Dy pilotët, me të ardhmen e siguruar, do të fokusohen tërësisht në objektivat sportive dhe përpjekjet për të rikthyer Ferrarin në majat e botës së Formula 1.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page