Nipi im ishte djalë i mirë, i qetë dhe punëtor, rrëfimi i një banoreje pas ngjarjes tragjike
- Korca Boom
- Aug 20, 2025
- 1 min read
Një e moshuar nga fshati Kryekuq ka rrëfyer me trishtim për ngjarjen që tronditi komunitetin, pas vrasjes së 32-vjeçarit Besmir Kumria mbrëmjen e djeshme.
Ajo tregoi se e kishte viktimën të afërm dhe se nuk kishte dijeni për ndonjë konflikt të tij me ndonjë person. “E kam djalin e nipit. Unë nuk di gjë. Këta janë komshinj,” tha ajo. Për autorin, e moshuara shtoi se morën vesh që ishte qëlluar në lokal dhe se autorin nuk e njihte njeri.
Në lidhje me dyshimet për konflikte mes familjeve të viktimës dhe autorit për një kanal vaditës, ajo sqaroi se kishte pasur vetëm një debat të vogël, jo të rëndë.
Sipas saj, viktima ishte një djalë i qetë dhe punëtor. “Nipi im bënte punë të ndryshme. Nusja është infermiere dhe iku në Gjermani me leje shteti për dokumente. Erdhi të martën me djalin. Djali mbylli punët, do të ikte edhe ai pas 10 ditësh në Gjermani.”
E tronditur nga ngjarja, ajo përfundoi me një reflektim të dhimbshëm për gjendjen e shoqërisë:“Janë bërë njerëzit si bagëti o bir…”
“KORÇA BOOM”



















