Në 111-vjetorin e lindjes përkujtojmë Vangjush Tushi-n, një nga ikonat e pikturës korçare
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Në 111-vjetorin e lindjes përkujtojmë Vangjush Tushi-n, një nga ikonat e pikturës korçare.
I lindur në Korçë, ai u formua në Liceun Francez të Korçës, Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë dhe më pas në Romë. Pas kthimit në atdhe, punoi për dekada si mësues dhe pedagog arti në Korçë dhe ishte nismëtar i hapjes së Shkollës së Mesme të Pikturës, ku shërbeu edhe si drejtor.
Në vitin 1976, për shkak të qëndrimeve ideologjike dhe artistike u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg politik. Ai ndërroi jetë në burgun e Ballshit në vitin 1982 në moshën 68 vjeçare.
Vangjush Tushi la një krijimtari të pasur - me qindra vepra në pikturë e vizatim, kryesisht portrete dhe peizazhe të dalluara për mjeshtëri kompozitive dhe teknike.
Veprat e tij ruhen në galeri dhe institucione të ndryshme në Shqipëri.
Ai ishte gjithashtu poliglot, muzikant dhe aktiv në jetën kulturore të qytetit. Për kontributin e tij është nderuar me titujt “Qytetar Nderi” i Korçës dhe “Piktor i Popullit”.
“KORÇA BOOM”




















