Në gjendje të dehur, përplas makinën brenda lokalit, ja çfarë ndodhi
57 minutes ago
1 min read
Një aksident i pazakontë është regjistruar në Greqi, ku një 45-vjeçar shqiptar, dyshohet se në gjendje të dehur, humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi brenda një taverne.
Përplasja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në zonën e Evosmosit, në Selanik. Makina doli nga rruga dhe u fut brenda lokalit, duke shkaktuar panik te personat që ndodheshin aty.
Si pasojë e aksidentit, tre klientë mbetën të plagosur dhe morën ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, taverna pësoi dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi shqiptar ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.
“KORÇA BOOM”
















