Në konflikt për pronën, 93-vjeçari plagos kushëririn me armë zjarri
- 2 hours ago
- 1 min read
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, ku dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi Astrit Çani, 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Pëllumb Çani, 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Astrit Çani, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.
Mësohet se dy personat janë kushërin me njëri tjetrin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Ç., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“KORÇA BOOM”


















